Të premten do të kem takim në Ministrinë e Financave, në të cilin definitivisht do të konstatojmë nëse do të ketë ribalanc të Buxhetit apo jo dhe nëse e bëjmë, kur do ta bëjmë, paralajmëroi sot kryeministri Zoran Zaev.
“Nga ajo që do të thotë ndjekje e Buxhetit nga ana ime konsideroj se nuk ka nevojë për ribalanc, por qëndrimin dhe argumentet e veta duhet t’i thotë edhe Ministria e Financave. Ne nuk kemi kurfarë nevoja që duhet t’i realizojmë, ndërkaq që nuk janë projektuar në Buxhet”, tha Zaev në përgjigje ndaj pyetjes së gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri.
Megjithatë, shtoi, unë dëshiroj të bisedoj pak më thellë me Ministrinë e Financave për tërë atë që mund të shfrytëzohet në mënyrë racionale, ndërkaq shohim se nuk do të shfrytëzohet, të alokohet atje ku mund të shfrytëzohet maksimalisht.
Theksoi se mbetet në projeksionin për rritje të BPV-së prej 3,2 për qind dhe shtoi se pret të rritet realizimi tek investimet kapitale.
“Nga ato 400 milionë euro të cilat janë investime kapitale në Buxhet, vetëm një pjeslë janë transfere për gazifikim, hekurudhë dhe rrugë. Investimet kapitale rrugë, hekurudha dhe infrastrukturë janë jashtë realizimit të investimeve kapitale dhe vetëm 200 milionë euro janë mjete buxhetore në realizim. Shikuar në mënyrë sintetike dhe analitike brenda për mua ekziston mundësi në përqindje të madhe e tërë ajo të realizohet”, theksoi Zaev.
Theksoi se kjo varet nga efikasiteti i shërbimit pronësor juridik, kadastrit dhe guximit të administratës publike të sjellë vendime për furnizimet publike të cialt duhet të zbatohen.
“Duhet të bëjmëgjithçka mundemi në mënyrë që të injektojmë sa më shumë investime kapitale”, tha Zaev.