Nesër në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë do të zhvillohet debat në temën “Drejt arsimit inkluziv – kahje për reforma”, që e organizon Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe UNICEF-i.
Në këtë debat do të marrin pjesë përfaqësuesit e institucioneve të sistemit, nga institucionet arsimore, sektori civil dhe organizatat partnere nga vendi dhe jashtë, kurse qëllimi i këtij debati është shqyrtimi i gjendjes aktuale lidhur me inkluzivitetin në arsimin e Republikës së Maqedonisë, prezantimi i kornizës ligjore dhe i përvojave pozitive nga vendet tjera, si dhe inicimi i propozimeve dhe ideve të reja për avancimin e konceptit të inkluzivitetit arsimor në vend.
Në këtë debat është paraparë pjesëmarrja e ministrit të Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi dhe e zv/ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Petar Atanasov.