Xhaferi: Është koha të bëhemi pjesë e familjes së madhe evropiane

Të pranishmëve në tubimin qendror për referendumin e 30 shtatorit në sheshin “Skënderbeu” në Shkup, iu drejtua edhe kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi.

Marketing

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi tha se të gjithë jemi dëshmitarë të një aktiviteti të paparë diplomatik me mesazhe të shumta në mbështetje të marrëveshjes mes Greqisë dhe Maqedonisë.

“Është orientim për ndërtimin e urave të bashkimit, marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe kjo është mënyra e vetme për zhvillimin e vendit. Meritojmë të jetojmë në shtet stabil dhe demokratik ku sundon e drejta, shteti juridik dhe përparues. Ne kemi ditur alternativën më të mirë dhe të duhur, është çasti për vendimin historik, është koha të bëhemi një me familjen euroatlantike, me vlerat e standardet evropiane dhe të marrim vendimin e drejtë. Më 30 shtator të dalim dhe të vendosim se në ç‘shtet duam të jetojmë dhe kështu të bashkuar familjarisht të vendosim për fatin tonë dhe të kombit tonë”, ka thënë Xhaferi.