Me opozitën deri tani kemi dialog të mirë dhe konsensus për shumë çështje të rëndësishme, ndërsa kjo konfirmohet pasi deputetët bashkë votuan edhe për ligje me dy të tretat dhe me shumicë të thjeshtë. E fundit, bashkë zgjodhëm drejtorin e ri të ATO-s dhe kjo është mirë, shpresëdhënëse. Bile edhe për referendumin, Mickoski nuk është i vetëdijshëm se kemi konsensus, ka thënë sonte kryeministri Zoran Zaev.
“Me siguri kjo dhe do jetë kështu, ai vetë do ta kumtojë natën e 30 shtatorit kur do ta kuptojë rezultatin për referendumin e suksesshëm pasi të gjithë jemi për BE dhe NATO. E dinë të gjithë se nuk mund të arrihet marrëveshje më e mirë. Unë do të vazhdoj me raportin e këtillë, miku Mickoski, eja për këtë çështje të jemi bashkë”, ka thënë Zaev duke u përgjigjur në pyetjen në emisionin në Top- Tema në Televizionin Telma.
Kryeministri tha se nëse më 30 shtator shumica e qytetarëve deklarohen “kundër”, referendumi do të dështojë.
“Bojkoti nuk kalkulohet askund. Nëse humb pasi unë jam ‘për’ padyshim se do të tërhiqem. Nëse fitoj vazhdoj tutje, ashtuqë pjesëmarrësit në referendum janë ata që votojnë, që jep mundësi, që sjellin vendim, ajo numërohet dhe ai është vendimi në demokraci nëse jemi demokrat”, thekson kryeministri.
Sipas tij, aktiv janë ata që sjellin vendim dhe është i bindur se shumica dërrmuese do të jetë “për” lidhur me pyetjen e referendumit.