Brnabic-Pacollit: Ku e more lejen për të hyrë në ndërtesën e OKB-së?

Një ‘incident’ ndërmjet ministrit të Jashtëm të Kosovës, njëherësh zëvendëskryeministër i vendit, dhe kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, ka ndodhur brenda ndërtesës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në Nju-Jork.

Marketing

Udhëheqësja serbe ishte duke folur para gazetarëve, kur Pacolli i është afruar për ta përshëndetur.

Bërnabiq e ka pyetur Pacollin se ku ka marrë leje për të hyrë brenda ndërtesës së OKB-së, ku Kosova nuk është anëtare.
Pacolli është përgjigjur, duke i thënë: “E kam marrë nga ju”.
Bërnabiq më pas është shprehur me fjalët: ‘Po të pyetesha unë…’. Kësisoj, kryeministrja serbe ka lënë të kuptohet se nuk do t’i jepte leje atij.

Pas kësaj, Pacolli është larguar, duke u thënë gazetarëve serbë që Bërnabiq është zonjë e respektuar.