Xhaferi takoi ambasadorin e ri rus, Bazdnikin

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, sot realizoi takim me ambasadorin e jashtëzakonshëm dhe të autorizuar të Federatës Ruse në Republikën e Maqedonisë, Sergej Bazdikin.

Marketing

Kryetari Xhaferi, informojnë nga pres shërbimi qeveritar, i ka uruar ambasadorit të porsaemëruar Bazdnikin sukses në kryerjen e këtij funksioni përgjegjës.

Ai ka theksuar se prioritet strategjik i Republikës së Maqedonisë me vendim të qytetarëve është integrimi Euro-atlantik i vendit, por i kushtohet rëndësi e madhe edhe përparimit të marrëdhënieve bilaterale me Federatën Ruse, sidomos bashkëpunimit parlamentar dhe ekonomik.

Ambasadori Bazdnikin, theksoi se qëllimi i tij në suazat e mandatit do të jetë thellimi i bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet Federatës Ruse dhe Republikës së Maqedonisë në sfera të shumta të interesit të përbashkët. Ai sugjeroi për nevojën për përparimin e bashkëpunimit ekonomik dhe këmbimit tregtar ndërmjet dy vendeve.

Bashkëbiseduesit vlerësuan se intensifikimi i bashkëpunimit ndërparlamentar mund të realizohet nëpërmjet vizitave të ndërsjella të Grupeve të miqësisë a duke e marrë parasysh se grup i atillë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë veç më ekziston, ambasadori u angazhua për përshpejtimin e themelimit të grupit përkatës edhe në Kuvendin Federal të Federatës Ruse dhe kjo do të ishte mënyrë e shkëlqyer për këmbimin e ideve, mendimeve dhe përvojave.

Në takim, është biseduar edhe për rrjedhën e fushatës së referendumit, bartës i autorizuar i së cilit është Kuvendi i Republikës së Maqedonisë.

Kryetari Xhaferi dhe ambasadori Bazdnikin shprehën pritje për përforcimin dhe përparimin e marrëdhënieve të përgjithshme ndërmjet dy vendeve, në frymën e traditës dhe miqësisë së ndërsjellë.