Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoni.
Veseli, gjatë qëndrimit në Shkup, do të pritet nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi.
Shërbimi Informativ i Kuvendit të Kosovës informon se në takim, të dy kryeparlamentarët do të diskutojnë për marrëdhëniet dypalëshe, mënyrat për të rritur bashkëpunimin parlamentar, si dhe për integrimet e përbashkëta euro-atlantike të Kosovës dhe të Maqedonisë, raporton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.