Maqedonia prej sot po përgatitet për negociata për anëtarësim në BE

Brukseli sot e fillon punën përgatitore për negociata për anëtarësim midis Maqedonisë dhe BE-së.
Ky “takim i parë shpjegues”, ku marrin pjesë 43 anëtarë nga Maqedonia , 39 nga Shqipëria dhe dhjetëra funksionarë të Bashkimit Evropian, ka për qëllim që t’i mundësojë palës evropiane t’ua prezantojë të dyja vendeve anëtare legjislacionin e BE-së në fushën e kapitullit 23 – për gjyqësinë dhe të drejtat fundamentale.

Marketing

Takimi do të zgjasë dy ditë ku BE-ja do t’i prezantojë dispozitat ligjore, vendimet gjyqësore, apo, ndërkaq, të a.q. “praktikat më të mira” të cilat gjatë negociatave do t’i jenë udhëheqës të vendeve negociatore në rrugën drejt anëtarësimit në Union.

Siç paralajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli, për dy muaj, gjatë nëntorit, duhet të mbahet takimi i dytë, këtë herë kushtuar kapitullit 24 të quajtur “drejtësi, liri dhe siguri”.

Sipas metodologjisë së re me BE-në, të vendosur pas valës së fundit të zgjerimit, të gjitha vendet e reja kandidate në mënyrë të obligueshme fillojnë me këto dy kapituj, kyçe për konsolidimin e sundimit të së drejtës të drejtave të njeriut dhe drejtësisë.

Në muajt e ardhshëm, madje deri në qershor të vitit 2019, kur Këshilli i BE-së duhet edhe zyrtarisht ta japë dritën e gjelbër për fillimin e negociatave nëse Maqedonia i përmbush kushtet e dhëna, duhet të mbahen 31 takime të ngjashme si ky i sotmi për çdo kapitull tjetër negociues, nga bujqësia e deri te mjedisi i jetesës apo, ndërkaq, konkurrencës.

Të gjitha këto takime përgatitore do të mbahen së bashku me delegacionin shqiptar, për shkak të faktit që të dyja vendet në qershor së bashku morën datë të kushtëzuar për fillimin e negociatave. Kjo praktikë nuk është e zakonshme për BE-në, e cila preferon secili vend të prparojë sipas meritave të veta, por në këtë fazë përgatitore është vendosur që të dyja vendet të shkojnë në pako. Më tej, gjatë negociatave për anëtarësim, pritet të zbatohet parimi i “secili sipas meritës së vet”, brifojnë burime diplomatike në Bruksel.

Shumë diplomatë dhe politikanë theksojnë se Maqedonia shumë shpejt do të mund jo vetëm ta kalojë Shqipërinë, por edhe “të parët” e tanishëm, mali i Zi dhe Serbia, sepse vendi si kandidat shumëvjeçar për anëtarësim që moti punon në vendosjen dhe harmonizimin e kornizës legjislative për aderim drejt BE-së.

Ekipin e Maqedonisë e udhëheqin Bujar osmani dhe Bojan Mariçiniq, tl dy negociatorë kryesorë, politik dhe teknik, ndërsa për këtë takim dhe për të ardhshëm në nëntor u bashkëngjitet ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, si përgjegjës për këto dy kapituj, 23 dhe 24.

Takimi fillon në mëngjes, në orën nëntë, dhe do të zgjasë deri të premten pasdite. Në këtë fazë ekipi i Komisionit Evropian është ai që do të mbajë fjalimin, derisa ekipi i Maqedonisë dhe i Shqipërisë janë në rolin e dëgjuesve.
Të premten komisari Johanes Han pritet të mbajë konferencë për shtyp me Bujar Osmanin dhe kolegun e tij shqiptar, derisa në margjinat e këtij skriningu të parë, Renata Deskoska duhet të realizojë takim me eurokomisaren për drejtësi, Vera Jurova.

Termi “skrining” përdoret nga ana e vendeve kandidate, por shmanget në komunikimin me vendet anëtare, para së gjithash për shkak të vendeve si Franca dhe Holanda, para së gjithash nga shkaqe politike, sepse për këto vende çdo aluzion i zgjerimit është i ndjeshëm deri në zgjedhjet e ardhshme evropiane në vitin 2019, sqarojnë diplomatët evropianë në Bruksel.

Po, ky takim është pjesë e padiskutueshme nga puna përgatitore për fillimin e negociatave me BE-në dhe përmes saj kanë kaluar edhe vendet e mëparshme kandidate.