1 muaj paraburgim për Milaim Zekën

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji, ndaj deputetit të Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka.

Marketing

Kjo për shkak të deklaratës që Zeka e dha në T7 për prokurorin special, Afrim Shefkiu, duke thënë se do ta ndjekë atë me gjyq, kanun e privatisht.

“Ma përpara ia kisha falë nëse ma kish vra njërin prej fëmijëve në afekt sesa kështu me ia shkatërru njerëzve ëndrrat. Mua më kanë poshtëruar. Unë do ta ndjek këtë prokurorin tem me gjyq, me kanun e edhe privatisht. Nuk ia fali kurrë poshtërimin. Se njerëzit tash thonë për mua: Këqyre ky hajni i vizave”, kishte thënë Zeka.