Termet në rajonin e Antalisë

Termet me intensitet prej 4,0 ballë sipas shkallës së Rihterit, natën e kaluar u regjistrua në rajonin e Antalisë.

Marketing

Siç kumtoi Observatori Sizmologjik i Stambollit, tërmeti kishte ndodhur në orën 3:26 minuta sipas kohës lokale (në orën 1:26 sipas kohës evropiane) në “thellësi të madhe”, me epiqendër në rajonin e vendit Korkuteli.

Deri tani nuk ka informacione për viktima ose dëme të shkaktuara materiale.

Javët e fundit në rajonin e Antalisë janë regjistruar disa tërmete më të vogla. Më 12 shtator në rajonin e Antalisë u regjistrua tërmet me intensitet prej 5,2 ballë sipas shkallës së Rihterit, ndërsa dy ditë më parë edhe lëkundje me intensitet prej 4,8 ballë sipas Rihterit.