Një i vdekur në aksidentin e sotëm në Maxhari të Shkupit

Këtë mëngjes në Maxharit të Shkupit një qytetar ka ndërruar jetë pas një përplasje me makinë, njofton Ministria e Brendshme.

Marketing

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:15 në rrugën Blagoja Stefkovski.

Një makinë e markës “Ford”, e drejtuar nga M.G(35) nga Shkupi është përplasur me makinën “Fiat” të cilën e ka drejtuar V.M(58) nga Trubareva e Shkupit. Nga përplasja ka vdekur personi V.M.