Për referendumin më 30 shtator për votim janë paraqitur 1.859 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm në 69 nga 80 komunat. Votimi për ta do të zbatohet sot, kur anëtarët e këshillave zgjedhorë do t’i vizitojnë në shtëpitë e tyre.
Më shumë të sëmurë dhe të pafuqishëm për votim janë paraqitur në Demir Hisar – 145, në Prilep – 143, në Strumicë – 107 dhe në Kriva Pallankë – 100. Në zgjedhjet lokale në vitin 2017 për votim janë paraqitur mbi 5.400 të sëmurë dhe persona të pafuqishëm.