Referendumi, sot votojnë të sëmurët dhe të burgosurit

Sot në Maqedoni do të votojnë për referendumin, personat e sëmurë, të burgosurit, si dhe shtetasit e Republikës së Maqedonisë që jetojnë jashtë vendit.
Numri i personave të sëmurë që mund të votojnë të shtunën është 4963. Po ashtu, të drejtë për të votuar kanë 1558 të burgosur, në paraburgim dhe në burg shtëpiak dhe 7 të shpërngulur.
Sipas vendimit të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, pyetja e referendumit do të jetë: “A jeni për anëtarësim në BE dhe në NATO, duke pranuar marrëveshjen e Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?”.
Të drejtë vote të dielën kanë 1.806.336 votues, të regjistruar në Listën Zgjedhore. Vendvotimet më 30 shtator do të hapen prej orës 7 deri në orën 19.
Votimi do të monitorohet nga 11 927 vëzhgues nga vendi dhe 493 të huaj. Lista zgjedhore numëron gjithsej 1 milion e 806 mijë e 336 votues me të drejtë vote.

Marketing