Spasovski: Paraqitni rastet e xhirimit derisa votoni

Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski u apeloi qytetarëve të raportojnë në numrin 192 nëse votojnë në referendum dhe vërejnë se janë të xhiruar në mënyrë të paautorizuar.

Marketing

“Nëse vëreni që dikush ju regjistron, duke thirrur me zë emrin dhe mbiemrin tënd, ose në çfarë do mënyre pengon të drejtën tuaj për të votuar, menjëherë raportoni në numrin 192 ose te polici që është afër qendrës suaj të votimit”, – shkroi Spasovski në Twitter.

Spasovski gjithashtu potencon se nëse qytetarët vërejnë se fotoja e tyre është shfaqur në rrjetet sociale, atë ta paraqesin në adresën [email protected].