“Me punë mund të arrihet gjithçka. Certifikata hallall është shumë e rëndësishme sepse njerëzit tashmë e dinë se çfarë është hallall”, tha Adem Abazi, drejtor i kompanisë UKA Komerc nga Maqedonia.
Në ditën e tretë të Panairit Hallall në Sarajevë” (SHF) 2018 u zhvillua ceremonia e ndarjes së çmimeve për individët dhe kompanitë që kanë kontribuar në zhvillimin e industrisë hallall në Bosnjë e Hercegovinë dhe në rajon, raporton Anadolu Agency (AA).
Çmimi për numrin më të lartë të produkteve të çertifikuara hallall, më shumë se 900, iu nda AS HOLDING. Çmimi për kontributin e madh në zhvillimin e industrisë hallall në BeH iu nda Midhat Jashiç, Amir Sakiç dhe Institutit të Standardizimit të BeH-së.
Çmimin për kontributin e dhënë në zhvillimin e industrisë hallall në rajon, me përjashtim të Bosnjës, iu dha kryetarit të Bashkësisë Islame në Kroaci, Myftiut Aziz ef. Hasanoviç.
Çmimi është marrë nga Aldin Dugonjiç, kreu i Qendrës së Certifikimit të cilësisë Hallall në Kroaci. Ai tha se Muftiu Hasanoviç ishte një nga anëtarët e parë të Bordit Drejtues të Agjencisë së Çertifikimit të cilësisë hallall.
“Jam i kënaqur që kemi marrë çmim. Në përgjithësi jam i kënaqur që në Sarajevë organizohet një ngjarje si kjo. Mendoj se ngjarje të tilla duhet të ketë në Sarajevë. Shpresoj se edhe në të ardhmen do të ketë lidhje mes konsumatorëve për të forcuar ekonominë në rajonin tonë”, shtoi Dugonjiç.
Çmimi për shtandin më të mirë, në përzgjedhjen e publikut dhe vizitorëve, iu dha UKA Komerc nga Maqedonia, kurse Adem Abazi, drejtor i kompanisë, për AA tha se i gjithë ekipin ndodhet në Sarajevë.
“Ky është gëzimi ynë. Këtu është përfshirë i gjithë ekipi. Me punë mund të arrihet gjithçka. Certifikata hallall është shumë e rëndësishme sepse njerëzit tashmë e dinë se çfarë është hallall. Hallall nuk është i rëndësishëm vetëm në aspektin fetar, por hallall do të thotë ushqim i shëndetshëm dhe i pastër”, shpjegoi Abazi.