Shuhet zjarri afër Haraçinës

Zjarri në afërsi të Haraçinës që shpërtheu mbrëmë rreth orës 21 në vendin e quajtur “Shamak” ishte shuar pas një ore pasi kishin intervenuar ekipet e Brigadës për mbrojtje kundër zjarrit.

Marketing

Siç informoi ushtruesi i detyrës komandant i Mbrojtjes territoriale zjarrfikëse të Shkupit, Zvonko Tomevski, bëhet fjalë për sipërfaqe të djegur të barit të thatë dhe grurit. Për shkak të konfigurimit të terrenit dhe afërsisë deri te kanali, ishte vështirësuar qasja e automjeteve zjarrfikëse. Dëmi i shkaktuar është i vogël.