MOST: Incidentet para vendvotimit, shkelin të drejtën e votimit

Incidentet e vërejtura para një vendvotimi jashtë vendit, e shkelin lirinë e qytetarëve që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votimit, vlerësoi sot Asociacioni qytetar MOST.
MOST e vëzhgon votimin e sotëm të personave të sëmurë dhe të pafuqishëm, të personave të zhvendosur brenda vendit dhe personave në burg ose paraburgim.

Marketing

“E drejta votuese është e garantuar me Kushtetutën e RM-së dhe askush nuk ka të drejtë të njëjtën ta shkel. I inkurajojmë qytetarët që gjatë ditës së nesërme lirisht ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre votuese, ndërsa institucionet kompetente t’i mundësojnë të gjitha kushtet për këtë”, apeloi MOST.

Votimin e nesërm do ta ndjekin me më shumë se 1.500 vëzhgues. Në 1.160 vendvotime, të zgjedhura në mënyrë të rastësishme dhe reprezentative, do të sistemohen po aq vëzhgues, me çka do të mbulojnë 33 për qind nga numri i përgjithshëm të vendvotimeve në Maqedoni.

Vëzhguesit e MOST-it janë statikë dhe do ta ndjekin procedurën e votimit gjatë tërë ditës.
MOST do të sistemojë edhe ekipe mobile, të përbërë nga dy vëzhgues, të cilët do të shërbejnë për përkrahje logjistike të vëzhguesve statikë dhe kohë pas kohe do t’i vëzhgojnë vendvotimet ku MOST nuk ka vendosur vëzhgues statikë.

Në mënyrë shtesë, 80 vëzhgues do ta ndjekin punën e komisioneve zgjedhore komunale, ndërsa do të vëzhgohet edhe puna e Komisionit shtetëror të zgjedhjeve.

“Gjatë ditës, qytetarët të cilët dëshirojnë të paraqesin parregullsi eventuale ose të japin informata lidhur me procesin zgjedhor, mund ta bëjnë këtë përmes linjës falas telefonike 080 080 080, kumton MOST.