LSDM: MPB punon në shërbim të ligjeve dhe interesave të qytetarëve

VMRO-DPMNE-ja vazhdon me sjelljen e papërgjegjshme dhe përmes akuzave të rreme vazhdon të nxisë panik të pabazuar, reagon LSDM-ja ndaj akuzave të Gjorgievskit se tashmë nuk sundon ligji dhe policia, por se armët dhe mafia.

Marketing

“Ministria e Punëve të Brendshme, sot punon profesionalisht, në mënyrë efikase, e pavarur dhe në shërbim të ligjeve dhe interesave të qytetarëve”, kumtojnë nga LSDM duke shtuar se norma e kriminalitetit ulet dhe se në mënyrë të shpejtë reagohet ndaj shkeljeve ligjore ndaj të gjithëve dhe secili që ka vepruar kundërligjshëm do të përgjigjet për veprimet e tyre”, thuhet në kumtesë.

Sipas tyre, koha e selektivitetit dhe mos dënimit mbaroi me kalimin e VMRO-DPMNE-së në opozitë.