Procesi i votimit për referendum është realizuar edhe në Bern të Zvicrës.
Nga gjithsejtë 321 qytetarë të regjistruar kanë votuar 113 votues, njoftoi për radiovala.com, Halim Hyda, Kryetar i Komisionit Zgjedhor në Zvicër, njëherit edhe Ushtrues detyre, Ambasador i Maqedonisë në Zvicër.
“Votimi krejt ka shkuar në rregull dhe ka qenë në nivel. Nuk janë regjistruar asnjë incident dhe parregullsi, qytetarët kanë qenë të kujdesshëm në votim. Për të votuar 321 qytetarë Maqedonisë janë regjistruar, vetëm 113 kanë votuar, 100 PËR, 10 Kundër dhe 3 të Pavlefshme”, tha në deklaratën ekskluzive për radiovala.com, Halim Hyda, Kryetar i Komisionit Zgjedhor në Bern.
Ndryshe komisioni është përbërë nga shtatë anëtarë, tre punonjës nga ambasada në Bern, një nga misioni në Gjenevë dhe dy anëtarë kanë ardhur nga Maqedonia.