Bleona Qereti njihet si një ndër këngëtaret më pa komplekse. Ajo është komentuar shpesh për veshjen e saj dhe përmes emisionit “Xing me Ermalin” ajo ia ka dalë të tërheqë sërish vëmendjen e të gjithëve. Këngëtarja ka shëtitur nëpër Tiranë dhe më pas ka bërë pazare e veshur vetëm me të brendshme dhe me një peliçe.
Të shumtë kanë qenë kalimtarët të cilët kanë ndaluar dhe kanë fotografuar të habitur Bleonën teksa ecte e pashqetësuar në rrugët e Tiranës. Këngëtarja po ashtu me të njëjtën veshje ka shkuar në supermarket dhe në markatë ku ka blerë gjalp dhe fruta.
Ndërkohë që bënte pazaret Bleona ka takuar një çift të moshuarish të cilët i ka pyetur nëse kanë ndonjë djalë të rritur që të fejohet me të, por burri i cili ka parë veshjen e saj i është përgjigjur se ajo do të fejohet “më 36 Gusht”./tvklan