Ata liderë që qeshën me Trumpin në OKB, kanë për t’u penduar rëndë

Ishte një e qeshur që u dëgjua në të gjithë botën.Ishte gjithashtu një e qeshur që bota, ose të paktën udhëheqësit e botës, bënë me fjalët e Donald Trump.Në fillim të fjalimit të tij te Asambleja e Përgjithshme e OKB, Trump nuk dukej se i priste të qeshurat që shpërthyen në sallë pasi nisi të renditë arritjet e administratës së tij.

Marketing

Nuk ishte ndonjë ndërprerje e madhe, thjesht një pauzë e shkurtër, në të cilën ndoshta kuptoi se çfarë po ndodhte, shkruan Tch.Twitter u ndez brenda pak sekondash.Menjëherë më pas, televizionet nisën të transmetojnë një shprehje që Trumpi e përsëriste shpesh kur qortonte administratën e Obamës: “Po na qesh bota”.

Përgjigjja ishte e qartë. Presidenti bëri një gabim. Më keq, madje. Iu sulmua egoja.Siç ka thënë dhe gruaja e tij, Zonja e Parë, Melania Trump, presidenti Trump nuk është njeri me të cilin mund të bësh shaka: “Siç do ta keni parë deri tani, nëse dikush e sulmon, ai ua kthen 10 herë më fort”.Bota është mësuar me grushtet që kthen mbrapsht Trumpi. Ka qenë si pika identifikuese e presidencës së tij që nga dita e parë.E mbani mend debatin me turmat e njerëzve gjatë përurimit të presidencës?Trumpi nuk e mban mend.Duke folur në nesërmen te baza e CIA-s, Trumpi u tha zyrtarëve që merren me mbledhje informacioni: “Mbajta fjalimin. Pashë jashtë. Fusha ishte… dukej e mbushur me nja një milion, një milion e gjysmë njerëz”.Problemi është se kur u krahasuan fotot e fjalimit të përurimit të Trumpit me atë të Obamës, historia ishte ndryshe. Turma e presidentit Trump ishte shumë më e vogël.Pas kësaj, Trumpi e përshkallëzoi betejën me gazetarët.Kellyanne Conway e mbështeti presidentin Trump dhe zëdhënësin e tij, Sean Spicer, duke thënë se Shtëpia e Bardhë do të paraqiste “fakte alternative”.Dhe që atëherë, Trumpi nuk ka hequr dorë.

Ai ka vazhduar të dyfishojë, trefishojë e katërfishojë versionin e tij, dhe ka vazhduar të mburret për numrin e madh të pjesëmarrësve në përurim, por që më pas u vërtetua se nuk ishin fakte alternative, por gënjeshtra.Dhe dy ditë pas fjalimit me udhëheqësit e OKB, Trumpi u pyet nga gazetarët për ngjarjen me të qeshurat. Trumpi i ktheu grushtet menjëherë. Dhe askush nuk u habit me përgjigjen e tij. “Lajmet e rreme thanë që njerëzit qeshën me Trumpin. Nuk qeshën me mua. Njerëzit ia kaluan bukur me mua. Po qeshnim bashkë. U kënaqëm. Ata e respektojnë atë që kam bërë”.Të përqendrohemi te kjo fjala. “Respekti”. Është në fakt thelbi i pikëpamjes që ka Trumpi për botën.Ajo që mori nga këto të qeshura, është që zhbëri arritjet e Obamës me respektin, duke u thënë gazetarëve: “SHBA-të janë sërish të respektuara. SHBA-të nuk ishin të respektuara më parë. Të gjithë po përfitonin prej nesh”.Nëse kemi mësuar diçka nga ngjarja me përurimin, Trumpi ka për ta ndier prapë nevojën për t’u kapur me gazetarët. Por për ata udhëheqës që qeshën në OKB, kostoja e të qeshurës mund të jetë më e madhe.Më pas, gjatë fjalimit në OKB, Trumpi dha paralajmërimin për më shumë se 180 udhëheqës botërorë: “Po shohim me kujdes ndihmën e jashtme që japin SHBA-të. Që tani e tutje, do t’u japim ndihmë vetëm atyre që na respektojnë e që janë vërtet miqtë tanë.”Dhe kur Trumpi zemërohet me një vend, është vështirë t’ia kthesh mendjen.

Pyesni Trudeaun e Kanadasë apo Merkelin e Gjermanisë. Trumpi doli më herët nga samiti i G7 këtë verë, dhe e akuzoi Trudonë se nuk ishte treguar i sinqertë. Trumpi shkroi në Twitter: “Trudeau u soll sjellshëm dhe butë gjatë takimit, por më pas tha në konferencë për shtyp se tarifat e SHBA-së ishin fyese për vendin e tij, e që Kanadaja nuk lejonte të tërhiqej prej hunde. U tregua shumë i pasinqertë dhe i dobët”.Teksa mëria për Trudeaun u shtua, Trumpi iu kthye edhe mbarë kanadezëve: “Kjo ka për t’i kushtuar shumë para popullit të Kanadasë”.Tre muaj më pas, kur Trudeau shkoi në Nju Jork për Asamblenë e OKB-së, mëria e Trumpit (ose taktika e negocimit) u ashpërsua edhe më tej, e madje tha se kishte refuzuar të takohej me kryeministrin kanadez. Pse? “Sepse tarifat e vendit të tij janë shumë të larta. Ai nuk duket se ka dëshirë që të punojmë me bisedime, kështu që i thashë ta linte fare. Dhe sinqerisht, tani po mendojmë t’u vëmë taksa makinave që vijnë nga Kanadaja”.

Ata udhëheqës që kanë qeshur me Trumpin në OKB duhet të reflektojnë e të mendojnë për fatin e kancelares gjermane, Angela Merkel.Trump ishte treguar i ashpër me të që përpara, duke kritikuar numrin e Mercedes Benz-ëve nëpër rrugët e Nju Jorkut. Disa muaj më vonë, gjatë takimit të parë mes tyre, në Shtëpinë e Bardhë, Trumpi refuzoi t’i japë dorën.Edhe këtë verë, Trumpi foli kundër saj te samiti i NATO-s, në Belgjikë, ku e qortoi për shkurtimin e shpenzimeve ushtarake. Në OKB e qortoi për gazsjellësin me Rusinë. “Gjermania do të varet tërësisht nga energjia ruse, nëse nuk ndryshon udhë”.Mërinë me Gjermaninë, Trumpi e ka më shumë për rregullat tregtare të BE-së. Merkeli mund të jetë udhëheqësja më me ndikim në Evropë, por dy thembrat e saj të Akilit, që e ndajnë nga vendet e tjera të BE-së, janë kontributi në NATO dhe gazsjellësi.Mësimi që duhet të marrin delegatët në OKB, ata që mund të kenë qeshur me Trumpin, është ky: “Uroni të mos ju ketë parë”.Presidentit Trump i pëlqen të respektohet. Ai s’ka për ta harruar. Dhe mund të jetë ai që do të qeshë i fundit.