MPB jep detaje për rrahjen ndaj ish ambasadorit në Sofje

Ish-ambasadori i Republikës së Maqedonisë në Bulgari, Igor Emerov, dje ka lajmëruar në polici se mbrëmë ka qenë i sulmuar në një objekt hotelerik në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni. Nga policia njoftojnë se sulmi ka ndodhur mbrëmë rreth orës 00:15.

Marketing

“Derisa ka qenë me shokun e tij iu është afruar personi me iniciale J.L. (33) nga Shkupi me të cilin njihen që më herët dhe e ka sulmuar verbalisht në lidhje me votimi në referendum, ndërsa në një moment e ka goditur edhe me grushta, me çka ish-ambasadori ka rënë në tokë pa vetëdije. Janë marr masa për zbardhjen e rastit me çka kundër J.L është ngritur parashtesë e duhur”, thonë nga MPB.

Mbas sulmit qëndron Jovica Latinovski i cili është djal i ish-kryetarit të Komunës së Butelit, Petre Latinovski, gjithashtu nga radhët e VMRO-së.

Marketing