Incident në një vendvotim në komunën e Aerodromit, personi shoqërohet në polici

Një qytetar njëzetë e dyvjeçar i Shkupit sot e ka prishur rendin dhe qetësinë publike në vendvotimin në Shkollën Fillore “Lazo Angellovski” në komunën e Aerodromit.

Marketing

Ai ka ofenduar qytetarë dhe fizikisht i ka sulmuar nëpunësit policorë.

Siç kumtoi MPB, personi është shoqëruar në Stacionin Policor Aerodrom dhe është përcaktuar se bëhet fjalë për K.Zh. (22) nga Shkupi.

Policia është duke ndërmarrë masa për zbardhjen e ngjarjes.

Pas incidentit, para shkollës ka prani të përforcuar të policisë, ndërsa votimi është duke u zhvillu

Marketing