ALI AHMETI: Ky është moment historik për vendin tonë (VIDEO)

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti votoi në vendlindjen e tij në Zajas, ndërsa pas votimit deklaroi se ky referendum është vendimtar për të ardhmen e vendit.

Marketing

“Ky është një moment historik për vendin tonë dhe besoj që këtij kaq të rëndësishëm me qetësinë më të madhe qytetarët edhe ti përgjigjen. Sigurisht që e drejta e tyre është të shprehin bindjet e tyre si për PËR ashtu edhe për kundër. Deri më tani nga gjitha informacionet që i posedojmë procesi është duke shkuar në rregull dhe un pres që qytetarët në këtë referendum të vendosin për të ardhmen e tyre” ka thënë Ahmeti përcjellë Aktuale.mk

Ahmeti ka theksuar se pret që Maqedonia nga 1 tetori të hapërojë pranë vendeve të Bashkimit Evropian, por edhe të realizojë qëllimet e saja historike në të gjitha fushat.

Marketing