Zv.kryeministri Lika: Kjo sfidë e madhe që kemi sot përballë do mbetet historike

Sot obligimin e tij qytetarë për të votuar në Referendum e ka kryer dhe zv.kryeministri Hazbi Lika i cili njëherit ka bërë thirrje që të dilet në votim për të ndjekur kështu rrugën drejtë integrimit të vendit dhe një stabilitet më të mirë.

Marketing

“Obligimin qytetar si pjesëtar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe si prind, e realizova sot. Kjo sfidë e madhe që sot ka përballë shteti ynë do të mbetet historike në rrugëtimin drejt integritetit dhe stabilitetit. Na qoftë për mbarë të nderuar qytetarë”, ka thënë kështu Lika pas votimit.