MPJ bullgare: Nuk mund të injorohet zëri i qytetarëve që votuan “PËR’

Besojmë se demokracia është rrënjosur në shoqërinë e Republikës së Maqedonisë. Referendumi është akti më i lartë demokratik – me vullnetin e shprehur të atyre të cilët kanë marrë pjesë në të dhe duke i pasur parasysh ata të cilët nuk kanë votuar. Qytetarët kishin zgjedhje të lirë, ndërsa mbi 90 për qind e atyre të cilët votuan në këtë referendum konsultativ në mënyrë eksplicite e shprehën dëshirën që vendi të jetë pjesë e bashkësisë evropiane dhe euroatlantike. Zëri i tyre është i dukshëm dhe i qartë dhe për këtë arsye nuk do të mund të injorohet.

Marketing

Kjo thuhet në kumtesën nga Ministria bullgare e Punëve të Jashtme për referendumin e djeshëm në Maqedoni.

“Ka ardhur koha që e gjithë elita politike e fqinjit tonë të tregojë pjekuri dhe të gjejë mënyrë që t’i zgjidhin problemet e vështira. Pengu është i madh – ardhmëria e shtetit dhe ardhmëria e të gjithë qytetarëve të saj. Shumicë e madhe e qytetarëve janë ‘për’ anëtarësim në BE dhe NATO. Humbja e kohës nuk është në dobi as për vendin e as për rajonin. Republika e Bullgarisë do të vazhdojë me mbështetjen për vëllezërit dhe motrat e tona nga Maqedonia e Maqedonisë dhe integrimin e vendit në BE dhe NATO”, shkruan në kumtesën nga MPJ-ja greke