‘Titanik 2’, përfundon dëgjimi i dëshmitarëve

Me dëgjimin e dëshmitarit Pavlinka Dineva sot në Gjykatën Penale në Shkup ka përfunduar dëgjimi i dëshmitarëve të propozuar nga Prokuroria Speciale Publike (PSP) në lëndën “Titaniku 2” për parregullsitë në zgjedhjet lokale 2013.
Pavlinka Dineva në pyetjen e prokurores Fatime Fetai ka thënë se në 2013 në zgjedhjet lokale ka qenë kryetar i Këshillit zgjedhor në Njësinë zgjedhore 1727 në Strumicë.

Marketing

Ka shpjeguar se dita zgjedhore ka kaluar në mënyrën më të mirë të mundshme dhe se ai vendvotim ka më shumë votues.
Me qëllim mbrojtja e të akuzuarit Menduh Thaçi të përgatitet për pyetje të tërthorta ndaj dëshmitarëve, ku një pjesë e tyre u dëgjuan nga PSP edhe në seancat e kaluara, gjykata ka dhënë pauzë deri në orën 13.

Por, mbrojtja e Menduh Thaçit ka kërkuar anulimin e seancës së sotme me qëllim përgatitja për pyetje edhe pse në fillim të seancës i janë shpërndarë përkthimet nga pyetësit e drejtpërdrejtë të dëshmitarëve.

Pasi të përfundohet me pyetjet e tërthorta të dëshmitarëve nga ana e mbrojtjes, mbrojtja do të propozojë me pyetjet direkte të dëshmitarëve të njëjtë Boris Kondarko, Vasil Kërstev, Violeta Duma, Pavlinka Dineva dhe Subhi Jakupi.
Në “Titaniku 2” janë të akuzuar lideri i PDSH-së Menduh Thaçi, ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov, si dhe ish anëtarët e KSHZ-së Bedredin Ibraimi, Aneta Stefanovska, Vllatko Sajkovski dhe Sasho Sërcev.