Zhgënjimi nga rezultati i referendumit ka bërë që aktivistë dhe funksionarë të LSDM (Lidhjes Social Demokrate Maqedonase) të kërkojnë dorëheqjen e disa funksionarëve të lartë, përfshirë ministra, drejtorë dhe protagonistë të tjerë.
Këto kërkesa po vlojnë në rrjetet sociale, ku mllefi dhe pakënaqësia shprehet ndaj funksionarëve më të lartë qeveritarë, të cilët nuk kanë punuar sa duhet për të arritur rezultatin e kënaqshëm. Një nga këta aktivistë është edhe Xhevat Iseni, i cili ka shprehur hapur nevojën emergjente për ndryshime, por duke i dhënë mbështetje kryeministrit Zoran Zaev.
Gjatë ditës kanë pasuar komente dhe debate të ashpra midis aktivistëve dhe figura të kësaj partie, por që një pjesë e tyre më pas janë tërhequr. Në debat janë përfshirë edhe gazetarë të cilët po ashtu kanë debatuar lidhur me këtë temë.