Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev dhe homologu i tij grek Aleksis Cipras janë mes favoritëve për Çmimin Nobel për Paqe.
Këtë për agjencinë greke ANA-MPA e deklaroi Viktor Numelin, redaktor i posaçëm për Çmime Nobel i agjencisë suedeze të lajmeve TT.
“Është vështirë të thuhet kush është kandidat e kush jo. Është sekret publik se emrat u përmenden për çmimin. Çdo vit bëhen shumë propozime dhe diskutime për çmimin…. Këtë vit flasim shumë për Gadishullin Korean, për emigracionin, për situatën mes Maqedonisë dhe Greqisë dhe negociatat e tyre të ndërsjella”, deklaroi gazetari suedez.
Ai përmendi se shumica e anëtarëve të Komisionit do të vlerësojnë se “është ideale çmimi për paqe t’u jepet kryeministrave të dy vendeve”.
“Do të ishte ideale çmimi për paqe t’u jepet dy kryeministrave të dy vendeve apo ndonjë tjetri që ka
marrë pjesë në negociatat”, deklaroi Numelin.
Ai megjithatë pohon se jehona e ulët në referendumin në Maqedoni i bën punët më të vështira, edhe pse asgjë nuk përjashtohet.