Një këmbësorë dhe një bashkudhëtarë kanë marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa tetë persona lëndime të lehta në shtatë prej gjithsej 13 aksidente në rrethinën e Qytetit të Shkupit.
Janë zbuluar më shumë shkelje dhe janë sanksionuar 27 shoferë të cilët kanë vozitur më shpejtë nga e lejuara, një shofer në ndikimin e alkoolit, 14 para së të pajisen me të drejtën e drejtimit të automjetit dhe dy fillestarë.
Nga komunikacioni janë përjashtuar edhe dy vetura të cilët teknikisht kanë qenë të parregullta dhe 17 automjete të paregjistruara.
Policia e komunikacionit ka shqiptuar 59 gjoba për parkim jo të rregullt, ndërsa me automjetin special “karrotreci” janë larguar 64 vetura.
Policia ka sanksionuar edhe një shofer i cili ka kaluar udhëkryqin në dritën e kuqe të semaforit, dy shoferë nuk kanë dhënë leje për kalim të këmbësorëve, një për rreshtim jo të rregullt dhe një për parakalim jo të rregullt.