Oficeri i arratisur Nuhu përgënjeshtron deklaratat e Xhisiela Malokut

Oficeri i policisë Emiljano Nuhu ka reaguar pas deklaratës së Xhisiela Malokut ku përgënjeshtroi gjithçka çfarë ai ka thënë, duke deklaruar se Nuhu po i bën këto për fitim.

Marketing

Nuhu u shpreh se nuk ka asnjë fitim nga situata.

“Nuk kam asnjë interes për fitim nga kjo situatë, por zonja Maloku e ka ndryshuar disa herë deklaratën e saj në dëshmitë e dhëna”, tha Nuhu në 360gradë.

Nuhu në një intervistë për “360 Gradë” në Ora News, kërkoi nga kryeprokurorja Arta Marku që të nisë hetimet ndaj kryeministrit Rama për kërcënim.

“Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku duhet të fillojë menjëherë hetimet për kryeministrin, zt.Edi Rama që më kanosi publikisht që unë të mos flasë më. Çfarë provash i duhen prokurorisë për të faktuar këtë kërcënim të Edi Ramës. Nuk është kërcënim emocional, ky është kërcënim me të gjitha hallkat e shtetit për të më bërë mua që të mos flasë më në lidhje me skandalin. Nuk kam asnjë interes përfitimi nga kjo situatë. Zonja Maloku i ka ndryshuar disa herë deklarimet dhe e mirëkuptojë se pse i ndryshon dekalrimet”, theksoi oficeri Nuhu.