Mundësi të barabarta për ndryshime Kushtetuese dhe për zgjedhje të parakohshme

Në referendum të dielën votuan 666.743 qytetarë. Në pyetjen e referendumit “A jeni për anëtarësim në BE dhe NATO me pranimin e Marrëveshjes mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?”, “pro” votuan 91,46 për qind, apo 609.813 qytetarë, ndërsa “kundër” u prononcuan 5,65 për qind apo 37.700.

Marketing

Kryetari i KSHZ-së Oliver Derkovski dje tha se në pajtim me rezultatet e konfirmuara, vendimi nuk është miratuar sepse nuk kanë votuar më shumë se gjysma e qytetarëve të regjistruar në Listën Zgjedhore.

Kryeministri Zoran Zaev menjëherë pas përfundimit të votimit tha se shumica e qytetarëve të cilët kanë votuar “pro” në referendum thanë se Maqedonia duhet ta pranojë Marrëveshjen me Greqinë dhe të bëhet anëtare e NATO-s dhe BE-së.

Apeloi deri te opozita dhe deri te të gjitha partitë politike të bashkohen rreth interesit shtetëror dhe kombëtar dhe t’i lënë anash interesat e ngushta partiake. Kjo është koha, tha, kur deputetët me vendim të tyre duhet ta bëjnë Maqedoninë vend më të mirë. Në të kundërtën mjet tjetër i vetëm demokratik që mbetet janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare menjëherë”, theksoi kryeministri Zaev.

Në kontekst të situatës së re politike në vend, MIA konsultoi disa analistë të japin vlerësimin e tyre, duke pasur parasysh rezultatet e referendumit, në Kuvend të miratohen ndryshimet kushtetuese apo zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Aleksandar Kërzhallovski, drejtor ekzekutiv i Qendrës së Maqedonisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN), në deklaratë për MIA-n thotë se rezultatet nga referendumi, si dhe në shumicën e zgjedhjeve të fundit, për fat të keq thellësisht janë polarizuese.

Sipas tij, për shkak se kushti ligjor për census nuk është arritur, kjo paraqet argument i fuqishëm në anën e VMRO-DPMNE-së.

“Nga ana tjetër, shifra prej mbi 600.000 vota ‘Për’ i jep legjitimitet të fuqishëm koalicionit qeveritar, edhe pse nuk mund të konfirmohet se nëse janë më shumë ata që janë ‘për’ marrëveshjen ose ata të cilët janë ‘kundër’ (duke i përfshirë edhe ata që kanë bojkotuar) – realisht është thuajse e barabartë rreth numrit prej 600.000 edhe për njërin dhe për tjetrin opsion.

Kërzhallovski thotë se kjo hap mundësi për të paktën tre skenarë.

“I pari, në takimin e liderëve Zaev-Mickoski të dakordohet mbështetje e VMRO-DPMNE-së për ndryshimet kushtetuese, me atë që do të kishte koncesione serioze lidhur me kërkesat e VMRO-DPMNE-së, që sipas meje nuk është shumë e sigurt që të ndodhë. Opsioni i dytë do të ishte, të bëhet përpjekje që të përfitohen ose binden dhjetëra deputetë të VMRO-DPMNE-së që të votojnë për ndryshimet kushtetuese. Kjo nuk është aq e pamundur dhe në qoftë se kampi ‘Për’ vendosë për një procedurë të tillë, (do të) ketë kokë të ndikohet tek deputetët individual dhe eventualisht të arrihet deri në numrin e nevojshëm prej 81 deputetë në ditën e votimit. Megjithatë, pritja ime është se kjo nuk do të ndodhë. Nëse është i tillë vlerësimi këtë të diel dhe në koalicionin qeveritar, atëherë duket se është i pashmangshëm skenari i tretë – zgjedhje të parakohshme parlamentare menjëherë, gjegjësisht do të shpalleshin që deri në fund të kësaj jave ose më së voni javën e ardhshme dhe do të realizoheshin deri në fund të nëntori”, vlerëson Kërzhallovski për MIA-n.

Ai nuk dëshiron të spekulojë për mundësinë e epilogut të zgjedhjeve të tilla, por thekson , siç thotë, me keqardhje, sa është e dëmshme dhe joproduktive paaftësia për arritje të marrëveshjes së brendshme apo kompromisit, posaçërisht mes dy partive më të mëdha, LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së.

“Për atë shkak u arrit marrëveshja më e keqe me Greqinë se sa që mundej, më pas nuk u harmonizua as qasja drejt referendumit dhe vetë pyetja e referendumit, kështu që e tërë kjo rezultoi me polarizim edhe më të thellë dhe bllokim të mëtutjeshëm të proceseve, që sipas të gjitha gjasave nuk do ta zgjidhin as zgjedhjet e reja (përveç nëse koalicioni i tanishëm qeveritar nuk arrin me atë rast shumicë prej dy të tretave, apo VMRO-DPMNE-ja nuk fiton së paku 61 deputetë… që sipas meje, nuk është shumë e sigurt në të dy rastet), Kërzhallovski.

Nano Ruzhin, rektor i FON-it, diplomat, ish-ambasador i Maqedonisë në NATO, në deklaratë për MIA-n duke e komentuar rezultatin nga referendumi dhe lidhur me atë nëse është më reale të miratohen ndryshime kushtetuese në Parlament apo zgjedhje të parakohshme, thotë se më e dëshirueshmja për momentin edhe nga ana e komunitetit ndërkombëtar edhe nga ana e mendimit publik në Republikën e Maqedonisë të mos ketë zgjedhje të parakohshme dhe epilogu të gjendet në shumicën e dy të tretave në Parlament.

“Megjithatë, duke e ditur mentalitetin e politikanëve tanë, sipas asaj të tragjedisë antike “nëse duhet t’u kundërvihem më të fuqishmëve edhe me çmim të vdekjes”, mendoj se është e mundur megjithatë të efektuohen zgjedhje të parakohshme parlamentare, edhe pse vetëm shpresë na jep pavendosmëria e liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski i cili nuk ishte ashtu i vendosur kur tha se do të jetë për zgjedhje të parakohshme parlamentare, sepse ekziston frikë që VMRO-DPMNE-ja të përjetojë një debakël”, vlerësoi Ruzhin për MIA-n.

Sipas tij mundësitë për zgjedhje të parakohshme apo për ndryshime kushtetuese janë 50-50, por megjithatë është optimist se do të gjendet zgjidhje në Kuvend.

“Konsideroj se me një marrëveshje të përbashkët midis dy partive politike, me asistencë nga komuniteti ndërkombëtar, mendoj se mund të ketë zgjidhje”, tha Nano Ruzhin për MIA-n.

Edhe përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar dje ju bën thirrje politikanëve që të bashkohen për ardhmërinë euroatlantike të Maqedonisë.

Kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dje dolën me komunikatë të përbashkët me rastin e referendumit në Maqedoni.

Ata përsërisin se Marrëveshja me Athinën krijoi një mundësi historike që Maqedonia t’i bashkëngjitet komunitetit transatlantik si një anëtar i barabartë.

Ambasadori amerikan Xhes Bejli, duke e përsëritur qëndrimin e Stejt Departamentit, tha se SHBA-ja fuqishëm e mbështet Marrëveshjen e Prespës dhe se tani pas referendumit konsultativ mbetet që Kuvendi të ndërmerr hapat e ardhshëm për zbatimin e saj.

Raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian Ivo Vajgël u bëri thirrje politikanëve të Maqedonisë të bashkohen rreth këtij projekti për Maqedoni evropiane dhe euroatlantike.

Ndërmjetësi i mëparshëm i BE-së në negociatat për Marrëveshjen e Përzhinos Piter Vanhaute i uroi shumicës që qytetarëve të cilët e mbështetën Marrëveshjen e Prespës në referendum. Ju bëri thirrje politikanëve të mos harxhojnë kohë dhe para për zgjedhje të parakohshme, por të angazhohen në zgjedhjen e problemeve të shumta në vend.