Hans Georg fon der Marvic, deputet nga Bundestagu dhe pronar i fermës për prodhimtari të ushqimit bio, i shoqëruar nga disa prodhues gjerman të ushqimit dhe verës, sot kishte takim me anëtarët e Komisionit Parlamentar për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave.
Deputeti gjerman dhe prodhuesit bujqësor gjenden për vizitë disaditore në Maqedoni, ndërsa takimin e sotëm e shfrytëzuan që të marrin informacione për gjendjen në bujqësinë e Maqedonisë dhe ta ndajnë përvojën e tyre me deputetët.
Georg fon der Marvic, i cili në paraqitjen e tij tha se edhe vet ka fermë bujqësore për prodhimin e produkteve bio, 60 kilometra në jug të Berlinit, theksoi se bujqësia për BE-në është me rëndësi të madhe dhe se e dinë se sa ky sektor është i rëndësishëm edhe për Maqedoninë. Duke theksuar se një periudhë të caktuar të jetës së tij e kishte kaluar në Gjermaninë Lindore, tha se ai si edhe shoqëruesit e tij kanë përvoja me reformat dhe ndryshimet. Gjithashtu tha se te ata kishte interes të madh për rezultatin e referendumit që u mbajt të dielën, sepse Evropa, siç tha, për ne do të nënkuptonte stabilitet dhe siguri ekonomike…
Kryetari i Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave, Dimitar Stevanangjija, tha se vazhdimisht po punohet në zhvillimin e bujqësisë dhe se është i bindur se prodhimtaria bujqësore në Maqedoni është në mesin prodhimtarie më cilësore për shkak të sipërfaqeve të pastra.
Deputetja Tatjana Prentoviq, duke prezantuar gjendjet në bujqësinë e Maqedonisë, tha se në Maqedoni më së shumti prodhohet duhan, rrush dhe produkte kopshti.
“Në periudhën e kaluar politikat bujqësore janë ndërtuar jashtë sistemit me zgjidhje ad hok. Produktiviteti në bujqësi është i ulët, duhet të rritet konkurrenca e prodhimeve, të bëhet shoqërim i bujqve, të bashkohen sipërfaqet bujqësore dhe të zvogëlohen shpenzimet”, tha Prentoviq.
Tha se edhe pse gjatë viteve ishin rritur subvencionet për bujqit, nuk kemi analizë se çfarë efekti është arritur.
Biznesmenët bujqësor gjermanë janë interesuar për planet për politikat e ardhshme në bujqësi.