Anti-korrupsioni, Deskoska: Gjithçka varet nëse do kemi zgjedhje

Komisioni për Anti-korrupsion duhet të formohet sa më shpejt në mënyrë që të funksionojë gjatë proceseve zgjedhore, por për këtë fjalën e ka Kuvendi.

Marketing

Ministrja e Drejtësisë, Deskovska, thotë gjithsesi se gjithçka varet nga fakti se si do të jetë ecuria e votimit të ndryshimeve kushtetuese, dështimi i të cilave mund të çojë edhe në shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme dhe shpërndarjen e Kuvendit.

“Agjendën e Kuvendit nuk mund ta diktojë unë, as që mund ta parashoh nëse do të vazhdohet me ndryshimet kushtetuese apo do të shkohet në zgjedhje me shpërndarje të Kuvendit. Pajtohem me atë që sa më shpejt duhet të formohet Komisioni për Anti-korrupsion dhe se deri tani kam dëgjuar shumë komente dhe vlerësime nga sektori joqeveritar, por jo mjaftueshëm edhe nga partitë politike”,- tha ministrja e drejtësisë.

Renata Deskoska. Platforma e organizatave qytetare për luftë kundër korrupsionit kërkon që Komisioni i ri Anti-korrupsioni të formohet derisa zgjasin zgjedhjet eventuale të parakohshme, që partitë të mos kenë kohë të dakordohen rreth anëtarëve të tij. Shpresojnë që komisioni të ketë monitoruar edhe fushatën për referendumin.

“E dimë rëndësinë e ekzistimit të një trupe që do të kontrollojë burimin dhe financimin e partive politike, por marrë parasysh faktin që në institucion ende ka të punësuar dhe ai funksionin, me siguri që ata kanë notuar edhe nëse ka pasur aktivitetet eventuale joligjore nga ana e partive politike”,- theksoi Ana Janevska Deleva nga Platforma e Organizatave Joqeveritare.

Sipas platformës, Komisioni duhet të ketë 3-5 anëtarë, e jo 7 si deri tani, anëtarët të zgjidhen publikisht dhe në përzgjedhje të marrin pjesë jo vetëm kuvendi por edhe OJQ-të dhe sigurisht kërkojnë që kreu i Anti-korrupsionit të ketë integritet personal dhe profesional.

Për Deskovskën, propozim-ligji i ri për anti-korrupsionin është i kënaqshëm dhe sigurisht që do të përmirësohet, edhe atë procesi i skreningut i filluar nga Brukseli, me qëllim të formimit të një komisioni për luftimin e korrupsionit, apolitik dhe tërësisht profesional.