Deputetët e VMRO-së kanë nënshkruar deklarata se nuk do të votojnë ndryshimet kushtetuese

Deputetët e VMRO-DPMNE-së, siç mëson jozyrtarisht Alsat, në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv, kanë nënshkruar deklaratë se në Kuvend nuk do t’i votojnë ndryshimet kushtetuese për çështjen e emrit dhe të njëjtët i kanë dorëzuar në selinë e partisë.

Marketing

Në mbledhjen e parë zyrtare partiake pas referendumit, VMRO-DPMNE-ja mbrëmë konstatoi se nuk do ta mbështesë në Parlament Marrëveshjen me Greqinë duke i bërë kështu të pashmangshme zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Të njëjtit thonë se grupi i tyre parlamentar është i unifikuar dhe se mban qëndrim kundër ndryshimit të ermit kushtetues. Në rast të votimit të fshehtë në Kuvend, koordinator i grupit parlamentar të VMRO-së Dragan Danev, tha se do të lëshojë seancën parlamentare.