Ademi përfaqëson Entin shtetëror për revizion në Konferencën ndërkombëtare në Kosovë

Një delegacion i Entit shtetëror për revizion i R.M i kryesuar nga Zëvendësi i Revizorit kryesor shtetëror z. Naser Ademi, mori pjesë në Konferencën ndërkombëtare me temën “ Roli dhe ndikimi i Institucioneve Supreme të Auditimit në rikthimin e besimit të publikut në sektorin publik” dhe në kremtimin e 15-vjetorit të krijimit të Institucionit Suprem të Auditimit të Kosovës.

Marketing

Delegacioni i ESHR-së përbëhej nga Zëvendësi i Revizorit kryesor shtetëror z. Naser Ademi, Ndihmësi i Revizorit Kryesor, z. Maksim Acevski dhe audituesi i autorizuar shtetëror Mr. Orhan Ademi.

Në këtë event morën pjesë në statusin e të ftuarit – Z. Seyit Ahmet Baş, Presidenti i EUROSAI, Z. Gene L. Dodaro, Auditor i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Zyrës Llogaridhënëse të Qeverisë së SHBA-ve (GAO), Z. Rimantas Šadžius, anëtar i Gjykatës Evropiane të Auditorëve (ECA), delegacionet e Institucioneve Supreme të auditimit të Bullgarisë, Turqisë, Shqipërisë, Malit të Zi, dhe Kroacisë.