Ademi takoi Ambasadorin e Gjermanisë, Gerberih

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, sot ka zhvilluar takim pune me ambasadorin e Gjermanisë në vendin tonë, Tomas Gerberih.

Marketing

Në këtë takim, ministri Ademi dhe ambasadori Gerberih biseduan për bashkëpunimin e deritanishëm të shkëlqyer ndërmjet dy vendeve, përmirësimin e bashkëpunimit në sferën e arsimit dhe për aktivitetet e ardhshme të përbashkëta.

Bashkëbiseduesit e kanë përshëndetur projektin e arsimit dual, që zbatohet në dy shkolla të mesme profesionale në Republikën e Maqedonisë dhe kanë shprehur gatishmëri që i njëjti do zgjerohet edhe më tej.

Ministri Ademi në këtë takim i ka prezantuar reformat që i ndërmerr Ministria e Arsimit dhe Shkencës në drejtim të përafrimit të sistemit arsimor të Republikës së Maqedonisë drejt Bashkimit Evropian, njofton Zyra për marrëdhënie me publikun pranë Ministrisë së Arsimit.