Si përdoret botoksi për shërim?

Botoksi përdoret kryesisht për të zvogëluar rrudhat në fytyrë, por edhe në trajtimin e prostatës së zgjeruar. Një studim u krye në një grup prej 30 pacientësh me prostatë të madhe.

Marketing

Një pacient mori një dozë prej 600 njësi, 18 pacientë morën 400 njësi, dhe 11 morën 200 njësi, varësisht nga madhësia e prostatës. Gjashtë muaj pas terapisë, tre pacientë treguan rezultate të shkëlqyeshme, 22 pacientë u përmirësuan ndjeshëm, ndërsa pesë pacientë nuk treguan ndonjë përmirësim, por asnjë përkeqësim.

Në grupin e kontrollit, i cili u ekzaminua njëkohësisht, vetëm pesë pacientë treguan shenja të përmirësimit, ndërsa 25 pacientë nuk kishin ndonjë ndryshim në simptomat.
Pas këtyre studimeve, disa sprova të tjera u zhvilluan në Kanada dhe SHBA, dhe në bazë të të cilave u krijua një efekt i rëndësishëm i botoksit.

Besohet se toksina e grupit A botulinus bllokon neurotransmetuesit që parandalojnë rritjen dhe tkurrjen e prostatës.

E gjithë procedura kryhet pa ndonjë anestezi dhe zgjat disa minuta. Mund të ketë komplikime në formën e infeksionit ose shfaqjen e gjakut në urinë, por këto ndërlikime janë shumë të lehta për t’u riparuar.