Kuvendi për 6 muaj ka miratuar 13 Ligje të reja

Nga një Janari e deri më 30 qershor Parlamenti ka sjellë 132 Ligje, prej të cilave 13 janë Ligje të reja ndërsa 113 janë ndryshime të Ligjeve ekzistuese. Aktualisht në procedurë e sipër janë 27 Ligje, ndërkaq 8 Ligje janë tërhequr.

Marketing

Raporti i punës së Kuvendi i analizuar dhe i mbikëqyrur nga ana e Asociacionit qytetar “Most” ka treguar se gjatë periudhës Janar – Qershor deputetët kanë qenë propozuesit kryesor të Ligjeve edhe atë me 65,1% nga Ligjet e sjella.

Kjo analizë ka treguar se vetëm në 3 seanca të Kuvendit kanë qenë të pranishëm ekspertë dhe organizata qytetare si palë të përfshira. Raporti poshto ka treguar se mënyra e pa unifikuar e udhëheqjes së procesverbaleve, kualiteti i pamjaftueshëm i procesverbaleve si dhe kufizimet teknike administrative në Parlament pamundësojnë mbikëqyrjen e tërësishme në punën e Komisioneve Parlamentare.

Raporti i monitorimit nga asociacioni “Most” flet se gjatë periudhës së mbikëqyrjes janë sjellë 6 Ligje për harmonizim me të drejtën e BE-së. 11 Ligje janë sjellë me procedurë të shkurtër ndërkaq 115 me procedurë të rregullt.