Mbi 1500 persona në garën e së dielës “Skopje Run 10K”

Mbi 1.500 të paraqitur do të marrin pjesë të dielën në “Skopje Run 10K”, garë e cila i dyti vit me radhë do të mbahet nëpër rrugët e kryeqytetit të Maqedonisë.
Numri i të paraqiturve në krahasim me edicionin e parë është pothuajse dyfish më i madh.

Marketing

“Skopje Ran u shndërrua në garë të madhe rrugore. Numër i madh i vrapuesve nga Maqedonia dhe jashtë saj janë pjesë e kësaj bashkësie e cila ka për qëllim ta ndjekë mënyrën sportive të të jetuarit në shoqërinë tonë. Dua t’i ftoj të gjithë të interesuarit që të inkuadrohen në garë dhe me këtë të donojnë në ‘Fshatin e Fëmijëve”, deklaroi Darko Kaevski, drejtor i Agjencisë të Rinisë dhe Sportit, e cila është patronazh i përgjithshëm i manifestimit.

Sivjet do të vrapohet nën moton “Çdo kilometër ka rëndësi” dhe gara do të ketë karakter humanitar përmes blerjes së kilometrave humanitare për SOS Fshatin e fëmijëve.

Organizatorët e garës – Lidhja e Sporteve e Qytetit të Shkupit, e ndihmuar nga bashkë-organizatorët Klubi Atletik Rabotniçki, Federata Atletike e Maqedonisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se gjithçka është e përgatitur për zhvillim të pandërprerë dhe siguri të garuesve.

Fillimi i “Skopje Run 10K” është të dielën (7 tetor) në orën 9. Fillimi është afër shatërvanit “Lotos” në “Bulevardin Ilinden” dhe vetë finishi është në lokacionin e njëjtë për faktin se gara është qarkore dhe vrapohet 2 rrethe nga 5 kilometra.

“Paraqitja për garën ‘Skopje Run 10K’ është mbyllur, ndërsa për të gjithë ata të cilët dëshirojnë të jenë pjesë e këtij tregimi munden që përmes #ÇdoKilometërKaRëndësi të blenë kilometra humanitare në smartrace.club. Çdo kilometër është 100 denarë, ndërsa ata të cilët do të marrin 4 kilometra ose më shumë do të marrin bluza Pargo nga linja e Katarina Ivanovskës”, publikoi organizatori.