Rigers Gaxha eshte personi qe mbeti i vrare kete mbremje ne nje lokal ne zonen e ish-bllokut ne Tirane. I riu ishte truproje i Ervis Martinajt, nje emri jo pak i njohur per policine i denuar dhe i perfshire ne disa vepra te ndryshme penale.
Lokali eshte i biznesmenit te njohur Redi Popeskut dhe ndohet në një rrugë shumë të frekuentuar nga të rinjtë e kryeqytetit. Gjatë atentatit, Popescu ka qënë brenda ambjenteve të lokalit, ku një kamariere e lokalit ka pohuar jashtë kamerave se brenda në lokal ka ndodhur siç e shpjegon edhe vetë ajo “një kasaphanë e vërtetë”.
Nuk dihet se cfare ka ndodhur brenda lokalit, por dyshimet jane qe Rigersi te kete nderhyre per te mbrojtur jeten e shefit te tij, i cili mbeti i plagosur jashte rrezikut per jeten, por vete i riu gjeti vdekjen nga plumbi i marre, nga persona ende te paidentifikuar per policine. Gaxha dyshohet qe vec punes si truproje te kete edhe lidhje familjare me Ervis Martinajn.
Familjarë të Redi Popeskut kanë kontaktuar Report Tv dhe thone se ai nuk është plagosur, sic u perfol fillimisht ne media. Megjithate, policia e Tiranes ende nuk ka konfirmuar identitetin e asnje prej te perfshireve. I plagosur ka mbetur edhe nje person i dyte i cili ndodhet ne Spitalin e Traumes, Leart Hasa, emer ende i pakonfirmuar nga policia.
Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërsa policia në vendngjarje dhe ka filluar punën për kapjen edhe identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e rrethanave te krimit.
Ne videon e meposhtme eshte momenti kur nxirret nga lokali, i cili ndodhet ne katin e dyte te nje pallati shumekatesh, trupi i pajete i Rigers Gaxhes.