11-vjeçari shqiptar mposht në të njëjtin turne serbin, rusin e grekun dhe shpallet kampion në karate

Eni Latifi është 11-vjeçari shqiptar nga Gjilani, i cili rendit disa medalje të arta në karate në kompeticionet e zhvilluara në Gjermani.

Marketing

Ai mori pjesë në katër turne këtë vit në shtetin gjerman dhe arriti të zinte vendin e parë.

Djaloshi u ndesh edhe me rivalë serbë, grekë e rusë dhe arriti t’i mposhte duke fituar titullin kampion.

Latifi ka nisur të merret me karate që në moshën 5-vjeçare dhe prej 4 vitesh mban rripin e kafenjtë dhe vendin e parë në Baden-Württenmberg.

Në Gjermani, për djaloshin 11-vjeçar kanë shpresa të mëdha se do të ecë përpara dhe do të arrijë majat në sportin e karatesë.