Shkup, nesër këto rrugë do të jetë të mbyllura për trafik

Nesër nga ora 7:30 deri në ora 11 do të jetë e mbyllur për trafik një pjesë e bulevardit “Ilinden”, në shtegun nga udhëkryqi me rrugën “Aminta III” (shatërvani “Lotus”) dhe rruga “Lublanska” (QT “Skopje City Mall”). Trafiku do të riorientohet në rrugët përreth.

Marketing

Qyteti i Shkupit informoi se regjimi i përkohshëm i trafikut është për shkak të mbajtjes së garës “Shkupi vrapon 10 KM – 2018”.

Automjetet e transportit publik që e shërbejnë linjën 8 do të devijohen përgjatë bulevardit “Shën Kliment Ohridski “dhe pastaj përgjatë Bulevardit “Aradhat partizane”. Automjetet që shërbejnë linjën me nr. 15A, do të devijohen përgjatë Bulevardit “Aradhat partizane”.

Autobusët nga linjat 15, 15A dhe 19, të cilat shërbejnë terminalin e rrugës “Lublanska” do të ridrejtohen në terminalin në rrugën “Manapo.” Autobusët e linjave të autobusëve 15, 15A, 19, 7 dhe 59, të cilët do ta përdorin terminalin në rrugën “MANAPO” do të vazhdojë në rrugën “Kryengritja e Karposhit” e pastaj do të vazhdojnë në rrugën “Marrëveshja e Bledit” dhe pastaj të vazhdojë në bulevardin “Aradhat partizane”.

“U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të jenë të kujdesshëm, që ta rregullojnë shpejtësinë e lëvizjes në përputhje me kushtet e rrugës dhe t’i respektojnë shenjat e komunikacionit të vendosura”, thuhet në një kumtesë të Qytetit të Shkupit

Marketing