Musliu: Ndërkombëtarët të bindin VMRO-në

LSDM do ta ketë të vështirë ta bind VMRO-DPMNE-në të votojë ndryshimet kushtetuese, vlerëson analisti Albert Musliu.

Marketing

Analisti politik Albert Musliu thotë se në këtë periudhë të shkurtër që maxhoranca ka në dispozicion, do t’i nevojitet ndihma e faktorit ndërkombëtarë të ndikojë ndaj VMRO-së në të kundërtën pasojnë zgjedhjet.

“VMRO-ja pa ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë nuk mund të bindet si parti. Variant I dytë është që të binden deputetët e VMRO-së për nevojën që të votohen ndryshimet kushtetuese se përndryshe I vetmi opsion është që të shpallen zgjedhjet e parakohshme”, u shpreh analisti politik Albert Musliu.