Në Parkun e qytetit në Shkup për të dhjetën herë me radhë do të mbahet manifestimi “Përpara rozë” qëllimi i të cilit është që të ngrihet vetëdija në luftën kundër kancerit në gji.
“Përpara rozë” është ngjarje unike e cila i bashkon të gjithë të cilët e kanë mbijetuar sëmundjen, miqtë e tyre, si dhe të gjithë qytetarët e Maqedonisë. Me “Përpara rozë” tanimë dhjetë vite Shoqata “Borka” dhe Maqedonia janë pjesë e familjes së madhe botërore të luftëtarëve kundër kancerit në gji.
Ngjarja do të mbahet para Guaskës në Parkun e qytetit, siç është paralajmëruar, fjalime do të kenë ambasadori amerikan Xhes Bejli dhe bashkëshortja e tij Kapi Polk Bejli, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, Marina Cigarida nga AVON dhe Biba Dodeva, kryetare e shoqatës “Borka”.
Të gjithë pjesëmarrësit e “Përpara rozë”, midis të cilëve ka pacientë me kancer në gji, të mbijetuari, vrapues dhe të gjithë pjesëmarrësit së bashku do ta fillojnë Shëtitjen rozë.
Është paraparë aheng me grupin e valltarëve “Zumba” dhe performancë të muzikantëve të njohur siç janë Karolina, Maja Grozdanovska, Elena Petreska, Elena Risteska, Mijata, Tanja Koçovska, Beni Shaqiri, Pere Nokaut, Aleksandar Mirevski.