Zgjedhjet në Bosnjë, dalja mbi 53 për qind

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se në zgjedhjet e përgjithshme në Bosnjë e Hercegovinë kanë dalë 53.26 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.Kreu i KQZ-së Branko Petriq tha se ende nuk ka rezultate të plotë nga dalja për Bijelinë dhe Banovica, dhe disa komuna më të vogla.

Marketing

Përqindja e përgjithshme e pjesëmarrjes përfundimtare duhet të jetë më e lartë nga një deri në dy për qind”, tha ai.
Vendet e votimit u mbyllën në orën 19:00 dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve lajmëroi të dhënat e para në një konferencë shtypi në orën 21:00.

Sipas KQZ-së, pjesëmarrja më e lartë në zgjedhjet e sotme u regjistrua në komunitete më të vogla, dhe në disa vende pjesëmarrja ishte afër 60 për qind. Rezultatet preliminare do të bëhen të ditura sonte më vonë, transmetojnë mediat boshnjake

Marketing