29 vjeçarja nga Struga braktis burrin dhe fëmijët, duke vjedhur 5 mijë euro dhe stoli ari

Për shkak të ekzistencës së bazës për dyshimin e kryerjes së veprave penale “braktisje dhe keqtrajtim i fëmijës” dhe “vjedhje“, Zyra e Jashtme për Veprime Kriminalistike Strugë ngriti padi penale kundër A.A. (29) nga fshati Shum i Strugës.

Marketing

E akuzuara, më 30 të muajit të kaluar, braktis bashkëshortin, shtëpinë dhe tre fëmijët e mitur.

Një ditë më parë, në shtëpinë e të vjehrrit të saj F.A. i cili jeton në fshatin e afërt Zagraçan, ajo ka kryer vjedhje të pesë mijë eurove dhe artikujve të arit thuhet në raportin e policisës.

Autoritetet policore kanë nisur me hetimin e rastit.