Bekteshi dhe Ganiu nënshkruan marrëveshjen për rivitalizimin e vitrinave të Çarshisë së vjetër

Çair, Qendër, Manastir dhe Ohër për zbatimin e projektit “Rivitalizimi i vitrinave të Çarshisë së Vjetër”.
“Qëllimi i projektit për rregullimin e vitrinave në çarshitë e vjetra në të gjithë vendin është ruajtja e autenticitetit të çarshisë por njëkohësisht edhe zbukurimi i saj për të tërhequr sa më shumë vizitorë dhe turistë. Ne në kuadër të programit për zhvillimin e turizmit për vitin 2018 pas çarshisë së Shkupit ,kemi zgjeruar këtë aktivitet edhe në çarshitë e teja të vendit , në bashkëpunim me komunat në territorin e të cilave janë të vendosura ato. Për realizimin e këtij projekti këtë vit kemi paraparë buxhet prej 16.5 milion denarë dhe përmes tenderimit publik janë ftuar komunat Çair, Qendër, Manastir, Ohër dhe Strugë për të aplikuar, duke respektuar kushtet e dokumentacionit teknik dhe para-llogaritjet, të cilat ua dorëzuam atyre. Thirrjes I janë përgjigjur 182 aplikime dhe kushtet në bazë të thirjes I kanë plotësuar 160 dyqane, nga të cilat 115 nga Shkupi,38 nga Manastirit dhe 7 nga çarshia e Ohrit. Për fat të keq, nga çarshia e Strugës nuk ka pasur aplikime “, u shpreh ministri Bekteshi, duke shtuar se komunat do të kenë në dispozicion periudhën prej 1 viti për realizimin e aktiviteteve të përmendura, ndërsa dyqanxhinjtë nuk do kenë asnjë detyrim për të marrë pjesë me mjetet e tyre, pra të gjitha mjetet janë siguruar nga Ministria e ekonomisë, lejet janë siguruar nga institucionet kompetente përgjegjëse për çarshinë siç është Ministria e Kulturës dhe qendra konservative.
Ministria e Ekonomisë nisi këtë projekt në vitin 2015, fillimisht si pilot projekt në Çarshinë e Vjetër të Shkupit ,nga i cili u rregulluan 11 vitrina në bllokun 3.2 të Çarshisë së Vjetër. Duke pasur parasysh interesin e madh dhe rezultatet e projektit, në vitin 2016 projekti u vazhdua me rregullimin e plotë të bllokut 3.2 përkatësisht vitrinat e plastikës dhe ato të aluminit ishin zëvendësuar me dru, duke mos humbur origjinalitetin ; mbishkrimet e dyqaneve u rregulluan në mënyrë të unifikuar – në platformë druri;janë vendosur tenda të njejta me ngjyra të ndryshme ,për tu dalluar njëri dyqan nga tjetri ,ndërsa tek disa dyqane tjera janë siguruar edhe dritare druri,por përsëri në kontekst të ruajtjes së origjinalitetit të tyre.
“Me të gjitha këto aktivitete arritëm të rikthejmë shkëlqimin e kësaj pjesë të Çarshisë së Shkupit dhe tani qëllimi ynë është ta bëjmë këtë edhe me komunat e lartpërmendura.Personalisht besoj se projekte të tilla janë mjaft të dobishme, duke pasur parasysh analizat sipas të cilave, pas qendrave turistike, çarshitë e vjetra janë ndër vendet më të vizituara nga turistët, si për të shetitur dhe për të blerë suvenire,apo për të degustuar ushqimet tradicionale gjithashtu edhe për t’u njohur me zanatet e vjetra ose furnizimin me produkte artizanale, “theksoi Bekteshi.
Kryetari i komunës së Çairit , Visar Ganiu, përcolli përvojat nga realizimi i deritanishëm i projektit për revitalizimin e Çarshisë së Vjetër.
“Ne shprehim mirënjohjen tonë për angazhimin e ministrit Bekteshi dhe ekipin e tij, të cilët kanë kontribuar në ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore, duke dëshiruar që bashkëpunimet e tilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen.Me projektin konkret objekt i trajtimit janë vitrinat e 97 dyqane afariste në Çarshinë e Vjetër vlera e të cilave është 11 milionë denarë,që ndahen nga Ministria e Ekonomisë për Komunën e Çairit si zbatuese e projektit.Ky projekt është një përgjigje ndaj nevojës për mbështetjen e vazhdueshme të artizanëve në mënyrë që të zhvillojnë biznesin e tyre, dhe kjo do të krijojë kushte të favorshme për zhvillimin ekonomik të komunës së Çairit dhe zhvillimin e turizmit në Shkup “, ka thënë Ganiu.
Sipas analizave të bëra nga Ministria e Ekonomisë, është parashikuar që për secilin dyqan të ndahen 100,000 denarë ndërsa komunat kanë për obligim realizimin e projektit edhe atë 97 dyqane në komunën Çair , komuna e Qendrës për 18, komuna e Manastirit për 38 dhe komuna e Ohrit për 7 dyqane .

Marketing