Spasovski: Të hetohen kërcënuesit e deputetëve

Ministri për Punë të Brendshme Oliver Spasovski paralajmëroi hetime lidhur me pretendimet për kërcënimin e deputetëve që duan të votojnë për ndryshimet kushtetuese.

Marketing

Spasovski tha se kërcënimet më shpesh deputetët i marrin përmes rrjeteve sociale. Numri një i policisë iu bëri thirrje deputetëve që ti denoncojnë kërcënimet e mundshme.

“Këto kërcënime deputetët i marrin përmes rrjeteve sociale dhe thirrjeve publike, por, dua të bëj një porosi publike, askush në Maqedoni nuk ka të drejtë t`i kërcënohet asnjë qytetari e lerë më deputetëve. MPB do i ndërmerr të gjitha masat që kanë të bëjnë me kërcënimin dhe pengimin e punës së deputetëve nëse ekzistojnë ato. Secili prej deputetëve nëse ka kërcënim duhet ta lajmërojë që të mund ta procesojmë sepse ky proces është shumë i rëndësishëm për ardhmërinë e qytetarëve dhe shtetit dhe askush nuk guxon të luaj me fatin e Maqedonisë” – theksoi Oliver Spasovski, Ministër i punëve të brendshme.

Marketing