Vetëm pesë ferma nga Maqedonia (nga Gostivari, Shkupi, Gjevgjelia, Negotina dhe Resnja) eksportojnë vezë në tregjet e Bashkimit Evropian. Plasmani është i vazhdueshëm dhe realizohet kryesisht në Kroaci, Bullgari dhe Greqi.
Vendi tani për tani disponon me rreth 1,1 – 1,2 milionë pula në prodhim intensiv, të fermave, ku produksioni i vezëve nrenda ditës arrin përafërsisht një milion, ndërsa edhe një milion pula janër egjistruar tek ekonomitë individuale bujqësore ku kultivimi është ekstenziv, i lirë, dhe produksioni i vezëve është diçka më i vogël.
“Produksioni ditor në prodhimin intenziv arrin rreth një milion vezë, ndërsa në atë ekstenziv diçka më pak, që ështl tërësisht mjaftueshëm për tregun vendor. Mbeten sasi edhe për eksport. Maqedonia është në listën e vendeve për eksport të vezëve në BE. I përmbushë të gjitha parametrat e sigurisë dhe cilësisë. Pesë objekte gjithsejt janër egjistruar për eksport në EB dhe ato vazhdimisht eksportojnë”, thotë për MIA-n, drejtori i fermës për prodhimin e vezëve “Vezë Sharri”, Abdulezel Dogani.
Sipas tij, deri në gusht, çmimi mesatar i vezëve ishte i mirë, rreth pesë denarë, ndërsa në shtator – tetor diçka më i dobët, katër deri 4,5 denarë, që ështëe zakonshme për shkak të blerjes së drunjve për ngrohje, turshive, ajvarit, fillimit të vitit shkollor,…
“Me çmimin e vezëve jemi diku nga mesi në tregun evropian. Nuk jemi as në mesin e më të lirëve, as të atyre më të shtrenjtëve. Në Greqi, Bullgari dhe Poloni vezët tani për tani janë më të lira se tek ne, arrijnë 3,5 – 4 denarë”, thekson Dogani.
“Vezë Sharri” nesër do t’i bashkangjitet shënimit të Ditës botërore të vezës, 12 tetorit, me dy ngjarje. Do të dhurojë vezë në kopshtet e fëmijëve me nevoja të posaçme në Tetovë dhe Gostivar, si dhe në SOS Fshatin e Fëmijëve. Fëmijët, siç informoi Dogani, i cili është edhe mjek veterinar, do të kenë mundësi të dëgjojnë diçka më tepër për përfitimet nga ushqimi me vezë.